Adoleshenca është mosha në të cilën trupi i femrës pëson ndryshime të menjëhershme. Në këtë stad zhvillimi femrat fillojnë pjekurinë seksuale që ka të bëj dhe me zhvillimin e organeve riprodhuese, si rrjedhojë është e domosdoshme që një femër e kësaj moshe të filloj të kryejë vizitat te mjeku Obstetër–Gjinekolog.
Periudha kur një adoleshente duhet të paraqitet te mjeku gjinekolog është midis moshës 13-15 vjeç. Mjeku gjinekolog është i specializuar për kujdesin shëndetësor të grave. Shumë vajza fillojnë të kryejnë vizitat e para të mjeku gjinekolog në moshën e adoleshencës dhe e vazhdojnë këtë rutinë përgjatë gjithë jetës së tyre. Grave dhe vajzave i këshillohet që të bëjnë një check-up rutinë te mjeku gjinekolog çdo vit, si dhe të paraqiten pranë mjekut për çdo shqetësim që ato kanë.
Vizita e parë te mjeku gjinekolog dhe rutina e vizitave që do të pasojë do ti ndihmojë këto vajza të reja për të qënë gra të shëndetshme në të ardhmen. Vizitat e hershme te mjeku obstetër-gjinekolog i jep mundësinë mjekut të shpjegojë dhe sigurisht vajzave të kuptojnë se si po ndryshon trupi i tyre dhe se si ato të kujdesen për trupin e tyre, por jo vetem kjo, infeksionet e traktit urinar te femrat apo infeksionet vaginale janë një ndër sëmundjet më të shpeshta që prekin organet gjenitale femërore. Infeksionet vaginale jane infeksione të cilat nuk prekin një moshë të caktuar, kushdo nga femrat ditët e sotme mund të preket nga infeksionet vaginale ndaj një arsye e rëndesishme për të filluar vizitat te mjeku gjinekolog është dhe rreziku i prekjes prej tyre.
Akoma në ditet e sotme vërehet një hezitim i vajzave të grupmoshave nga 13-18 vjeç për tu paraqitur te mjeku gjinekolog, kjo për arsye se shumë prej tyre e kosiderojnë të turpshme apo të sikletshme këtë vizitë. Është e rëndësishme të kuptohet se konsulta me mjekun gjinekolog nuk është aspak e dhimbshme apo e sikletshme.