Pilula kontraceptive është një metodë kontracepsioni. Pilula kontraceptive është zakonisht një paketë që përmban 21 ose 22 pilula. Ndonjëherë ajo përmban 24 ose 28 pilula. Ka shumë paketime të ndryshme (ngjyra të ndryshme, drejtkëndore, të rrumbullakëta etj.). Pilula kontraceptive përmban 2 hormone. Këto hormone parandalojnë ovulacionin. Ato gjithashtu e bëjnë më të vështirë për spermatozoidet të futen në mitër. Ekziston edhe një pilulë kontraceptive që përmban 1 hormon, minipilula.
Si të merret pilula kontraceptive
Një paketë me 21 pilula duhet të përdoret në mënyrën e mëposhtme:
- Merrni 1 pilulë çdo ditë në të njëjtën kohë. Ditët e javës zakonisht janë të shënuara në pjesën e prapme të paketës. Ju mund të kontrolloni që nuk harruat të merrni një pilulë.
- Pas 21 ditësh (3 javësh) paketa ka përfunduar.
- Për 7 ditët në vazhdim (1 javë), ju s’do merrni ndonjë pilulë. Këtë javë, do fillojë t’ju dalë gjak nga vagina (cikli menstrual). Ju jeni gjithashtu e mbrojtur këtë javë.
- Pas 7 ditësh (1 jave) filloni një paketë të re, edhe nëse ju ende keni gjakderdhje.
- Vazhdoni duke ndjekur hapat e mëparshëm.
Merrni 1 pilulë nga paketa çdo ditë në të njëjtën kohë.
Pas 21 ditësh (3 javësh) paketa ka përfunduar. Këtë javë cikli juaj menstrual do fillojë. Pas 7 ditësh (1 jave) filloni një paketë të re, edhe nëse ju ende keni gjakderdhje.
I sigurt
Pilula kontraceptive është e sigurt. Rreth 9 në 100 gra ngelin shtatzëna kur pinë pilulën kontraceptive për 1 vit. Pilula kontraceptive mund të jetë më pak e sigurt nëse:
- Ju nuk e merrni në të njëjtën kohë (veçanërisht nëse ju e merrni pilulën më shumë se 12 orë pas orës që ju e merrni zakonisht);
- Villni brenda 2 orësh pas marrjes së pilulës;
- Jeni duke marrë ilaçe të caktuara, si p.sh. lulen e balsamit. Tregojini mjekut tuaj nëse jeni duke marrë pilulën kontraceptive. Ai do ta marrë parasysh këtë kur t’ju shkruajë në recetë ilaçet.
- Mos harroni të merrni një pilulë.
Përdorni prezervativ nëse kryeni marrëdhënie seksuale dhe pilula kontraceptive është më pak e sigurt. Marrja e pilulës kontraceptive vetëm në ditët që kryeni marrëdhënie seksuale nuk është aspak e sigurt.