PAP Test eshte ekzaminimi mikroskopik i qelizave te marra nga cerviksi (qafa e mitrës) dhe/ose vagina per te pare ndryshimet e tyre (parakanceroze, kanceroze). Njihet gjithashtu si, testi Papanicolaou ose citologjia cervikale/vaginale. PAP Test eshte perdorur per here te pare si metode ekzaminimi nga Georgios Papanikolaou.

Pap testi mund të kryhet gjithashtu për të zbuluar infeksione vaginale apo të mitrës. Infeksionet dhe qelizat jonormale mund të jenë të pranishme, pa shkaktuar simptoma të dukshme. Disa prej tyre mund të kërkojnë trajtim, ndërsa të tjerët mund të kërkojnë testime të mëtejshme, apo të monitorohen me kalimin e kohës.

Disa shtame te HPV ( human papillomavirus ), një infeksion viral shumë i zakonshëm i transmetuar seksualisht, mund të shoqërohen me rritjen e rrezikut për kancerin e qafës së mitrës. Testi i HPV ADN-së mund të këshillohet njëkohësisht ose të ndjekë një pap test, veçanërisht për gratë në moshë mbi 30 vjeç.

sqAlbanian