Histeroskopia eshte nje procedure kirurgjikale minimale invazive e cila perdor nje tub te holle te ngjashem me teleskop per te pare ne hapesiren e brendshme te mitres, hapjet e tubave te Fallopit, kanalin e qafes se mitres, dhe vaginen.

Kjo procedure kryhet nepermjet histeroskopit qe eshte nje instrument tubular me diameter 3.2 -5.3mm dhe 7.3 -8.7 mm, i lidhur me nje burim drite qe ben te mundur shikimin ne brendesi te mitres, si dhe me nje sistem videokamere, per te transmetuar imazhin ne ekran.

Histeroskopi permban nje sistem kanalesh qe perdoret per te kaluar likidin si dhe instrumente te ndryshem ne varesi te procedures qe do te behet (gersher, pince, lak, elektroda te tipeve te ndryshme)

Histeroskopi mund te jete metalik rigid, ose i perthyeshem (flexible) ne varesi te procedures qe do kryhet.

sqAlbanian