Ekografia eshte nje metode diagnostikuese qe perdor vale zanore me frekuence te larte per te prodhuar imazhe relativisht te sakta te strukturave te brendshme te trupit. Imazhet e perfituara gjate egzaminimit me ultratinguj na japin informacione te rendesisme per vendosjen e diagnozes dhe trajtimin e semundjeve te ndryshme. Mund te realizohet duke perdorur nje sonde ne kontakt te jashtem me lekuren ose sonde te brendshme ne varesi te organit qe do te egzaminohet dhe te informacionit qe duam te marrim.
Egzaminimi ekografik mund te behet per keto arsye:
• Vleresimin e fetusit
• Vleresimin e teresise se aparatit uro genital
• Semundje te fshikezes se temthit
• Vleresimin e fluskit te gjakut ne vaza
• Marrje te materialit bioptik me ane te nje ageje
• Vleresimin e gjendrave te gjirit
• Kontrollin e gjendrave tiroide
• Studimin e zemres
• Diagnozen e disa formave te infeksionit
• Diagagnozen e disa formave kanceri
• Vleresimin e anomalive te muskujve, tendineve dhe indeve te buta
Ekografia eshte nje procedure e sigurt, duke qene se perdor ultratinguj nuk asnje rrezik te drejtepersedrejte tek paciente dhe as tek mjeku. Megjithe fushen e gjere te perdorimit, ka edhe kufizime: tingulli nuk e pershkruan kocken, as ajrin, si rrjedhim ka kufizime ne raste te egzaminimit te organeve qe permbajne gaz apo pengohen nga kocka. ne raste te tilla ndihmon CT, MRI ose dhe grafia e thjeshte.