Test i cili përdoret për të kontrolluar për shenja të sëmundjes. Mjeku merr një mostër të indeve ose qelizave nga zona e trupit ku mund të keni infeksion, kancer ose një problematikë tjetër, dhe dërgohet në një laborator, ku shihet për qeliza të dëmshme për shëndetin
Përgatitja
Mund të jetë e nevojshme ndalimi i marrjes së barnave si: hollues gjaku, aspirina ose të mos të hani apo të pini disa orë para biopsisë. Nëse do të merrni barna që ju përgjumin gjatë procedurës, kërkoni ndihmën e dikujt që t’ju shoqërojë.
Ç’ndodh pas biopsisë?
Zona e prekur mund të jetë e lënduar ose t`ju shkaktoj parehati, por mjeku do t’ju japë një mjekim për t’ju qetësuar.
Marrja e përgjigjes
Për disa lloje të biopsive mjeku mund të analizojë mostrën menjëherë. Në raste të tjera rezultatet vonojnë disa ditë. Përgjigjet e analizës nga laboratori dërgohen te mjeku dhe ai që do jua shpjegojë ato.