Semundjet seksualisht te transmetueshme jane infeksione qe perftohen nepemjet marrdhenieve seksuale. Mikroorganizmi qe shkakton semundjen mund te kaloj nga personi i nfektuar ne partnerin e shendoshe nepermjet gjakut, spermes, sekrecioneve vaginale, si dhe cdo fluidi trupor.
Nje pjese e ketyre semundjeve mund te kalojne nga nena tek femija, gjate shtatezanise, gjate lindjes, nepermjet transfuzionit te gjakut ose perdorimit te shiringave te infektuara. Shume prej ketyre infeksiove nuk japin simptoma, dhe mbarten nga njerez plotesisht te “ te shendetshem “ ne dukje.
Shenjat dhe simptomat me te shpeshta jane;
• Plage apo gunga ne pjesen genitale, orale apo rektale
• Urinim i dhimbshem, djegeje gjate urinimit
• Rrjedhje sekrecionesh nga penisi
• Sekrecione vaginale
• Djegje vaginale
• Entje dhe dhimbje te gjendrave sidomos ne rreze te kofshes, dhe ndoshta te perhapura me tej ne trup
• Dhimbje te fundit te barkut
• Rash ne lekure ne krejt trupin, ose ne duar apo kembe.
Shenjat apo simptomat mund te shfaqen disa dite, jave apo ndonjehere dhe vite me vone, ne vartesi te organizmit. Shpesh here ato mund te qetesohen brenda disa javesh, edhe pa trajtim, por ato do te rikthehen me vone duke dhene komplikacione.